Teknologji

Thirrjet pa emër, 26 miliardë gjatë 2019

Volumi i thirrjeve spam këtë vit u rrit me 18% sipas aplikacionit Trucaller. Në raportin vjetor të publikuar ditën e Marte, firma Suedeze tha se përdoruesit në mbarë botën morën afro 26 miliardë thirrje spam përgjatë periudhës Janar-Tetor 2019, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 17.7 miliardë thirrje vitin e kaluar.

Brazili është në krye të listës së thirrjeve spam dhe për këtë përgjegjëse janë operatorët celularë dhe ofruesit e internetit. Truecaller tha se në 12 muaj thirrjet janë rritur me 32 deri në 48% kryesisht nga kompanitë në fjalë.

Një prej përfundimeve të raportit është kompleksiteti për të kuptuar natyrën e këtyre thirrjeve spam. Nuk kanë një qëllim në vetvete. Por në disa vende si Afrika e Jugut, thirrjet spam janë kryesisht mashtrues që sillen si shërbim suporti për të vjedhur viktimat e tyre.

Në vend të tjera si Kili shumica e thirrjeve spam vinë nga grumbulluesit e debive me 72% të tyre.

Në Peru thirrjet vinë nga shërbime financiare të cilat duan tu shesin përdoruesve karta krediti apo edhe kredi. Raporti i Truecaller thotë se në mbarë botën 8.6 miliardë mesazhe spam janë dërguar. /PCWorld Albanian

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply