Lajme nga Maqedonia

(VIDEO) Vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë më të zëshëm për Non-paper

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë më të zëshme dhe të reagojnë në lidhje me non paper-in e propozuar nga Franca në lidhje me procesin e zgjerimit. Kështu vlerësuan panelistët në tryezën e rrumbullakët  të organizuar nga Instituti për Politika Evropiane, në lidhje me situatën e krijuar pas mosdhënies së datës për negociata. Drejtori i Balkans Observatory nga Franca, Sebastian Gricourt, duke komentuar dokumentin francez për metodologji të re të zgjerimit, tha se është shkruar shumë shpejt, ka shumë mangësi. Ndërsa, theksoi se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të marrin pjesë në mënyrë direkte në debatet për ardhmërinë e Evropës, sepse në fund gjithçka ka të bëjë me ardhmërinë e Bashkimit Evropian

Sebastian Gricourt, Balkans Observatory

“Unë besoj fort se mund të luaj rol shumë të madh sektori civil nga gjithë Ballkanit Perëndimor, po ashtu nga qeveria, kreu i shtetit, kreu i qeverisë, duhet të ulen të gjithë së bashku dhe të diskutojnë se çfarë duhet të bëjnë të gjithë, çfarë lloj propozimi mund t’i ofrojnë Komisionit Evropian, shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Unë besoj fort se sektori civil në Ballkanin Perëndimor ka mjaftueshëm njohuri speciale të propozoj çështje të rëndësishme, për ta bërë këtë dokument më të mirë”.

Sipas, Wouter Zweers prej Research Fellow  nga Holanda, nuk mund të pritet shumë gjatë për hapjen e negociatave dhe tha se tani është një dritare e hapur dhe BE duhet të sjell një vendim për hapjen e tyre para zgjedhjeve të prillit.

 Wouter Zëeers, Research Fellow 

“Për mua personalisht ishte shumë zhgënjyese që Këshilli Evropian nuk kishte mundësi të gjejë kompromis dhe të jep dritë jeshile për hapjen  e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Por, pas këtij vendimi të këshillit, mendoj se ka një gjë pozitive që në Holandë dhe mendoj se edhe në vendet tjera, është ripërtrirë vëmendja për procesin e zgjerimit dhe politikanët po përpiqen të gjejnë mënyra për të përmirësuar zgjerimin dhe mendoj se është efekt shumë pozitiv i mungesës së vendimit të këshillit”. 

Ndërkohë, Malinka Ristevska Jordanova nga Instituti për Politika Evropiane, vlerësoi se dokumenti i propozuar nga Franca përmban elemente që munden edhe më tej prolongojnë procesin.

Malinka Ristevska Jordanova, EPI

“Madje edhe ne që çdoherë kemi pasur një dozë të caktuar të rezervës në lidhje me prognozat tona, tani kemi akoma më shumë dozë të rezervave kështu që, mendoj se është koha për racionalizëm dhe të mos ringjallen pritjet por, përkundrazi të punohet sa më shumë të jetë e mundur që të përmirësohen pasojat e mundshme nga rrjedhat e tanishme”.

Në dokumentin e saj, Franca propozon që procedura e anëtarësimit të kalojë në shtatë etapa. Për të kaluar nga njëra etapë në tjetrën vendi kandidat do të duhet të plotësojë një grup kushtesh. Komisioni i ri Evropian duhet të shqyrtoj dokumentin dhe të jep një vlerësim në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Teuta Buçi /SHENJA/

youtube.com/watch?v=5ZSOVsJyyh8&feature=youtu.be


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply