Lajme nga Shqipëria

Braçe urdhër ministrave: Përqendrohuni te zonat rurale, brenda muajit të zhvendosen njerëzit nga hotelet në shtëpi me qira

TIRANË

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe drejtoi sot mbledhjen e shtatë të jashtëzakonshme të qeverisë, për situatën e krijuar nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Zv.kryeministri i bëri thirrje kabinetit qeveritar se e gjithë vëmendja tashmë duhet të përqendrohet te zonat rurale dhe periferitë, për shkak të motit dhe nisjes së dëborës. Sipas tij, duhet bërë me urgjencë zëvendësimi i çadrave aktuale me çadra dimërore, si dhe zhvendosja dhe strehimi i njerëzve nga hotelet në shtëpi me qira.

“Gjithë vëmendja duhet të përqendrohet te zonat rurale apo periferitë, ku njerëzit kanë preferuar të qëndrojnë pranë zonave të tyre. Duhet të bëhet zëvendësimi i çadrave menjëherë, që të jenë çadra dimërore. Duhet të përshpejtojmë gjetjen e banesave me qira. Kruja, Vora, e kanë të pamundur të gjejnë vetë banesa me qira, do duhet t’i akomodojmë ne në Tiranë. Duhet të bëjmë zhvendosjen brenda këtij muaji dhe strehimin e këtyre personave nga hotelet në shtëpi me qira.

Do duhet të mbyllim procesin, Laçi dhe Lezha duhen kthyer në prioritet, për shkak të panikut të përhapur atje, por edhe për shkak të faktit se duhet të nisim programin se ç’do bëhet me ata njerëz”, tha Braçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb


Source link