Lajme nga Bota

Për t’iu kundërvënë Kinës, Marina amerikane porosit nëndetëse me vlerë 22,2 miliardë dollarë

Marina amerikane ka porositur nëntë nëndetëse bërthamore më të përparuara në botë në kontratën e saj më të shtrenjtë për ndërtimin e anijeve dhënë ndonjëherë, me më shumë se 22,2 miliardë dollarë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kontrata masive për nëntë nëndetëset sulmuese të klasës Virginia, me forcë bërthamore, vjen vetëm disa muaj pasi kreu i Marinës amerikane në Paqësor paralajmëroi se nëndetëset shtesë ishin thelbësore për t’iu kundërvënë rritjes së shpejtë detare të Kinës.

Marrëveshja “shënon përgjigjen e fundit të Marinës amerikane ndaj forcës ushtarake në rritje të Kinës dhe veprimeve agresive në Paqësorin Perëndimor”, ka thënë Carl Schuster, një ish drejtor i operacioneve në Qendrën e Përbashkët të Inteligjencës të Komandës së Paqësorit.

“PLAN (Marina Kineze) po bëhet më e mirë dhe më e madhe, kështu që Marina e SHBA-së duhet të përgjigjet”, tha ai. “Kjo nuk e bën Kinën një armik, por bëhet për vëzhgimin e veprimeve të Kinës”.

Nëndetëset e klasës së Virginia janë platforma kryesore e misionit të brendshëm të shumë misioneve të marinës amerikane.

Ato janë të aftë të luftojnë nëndetëse të tjera, anije sipërfaqësore dhe caqe tokësore, si dhe të kryejnë operacione speciale duke përfshirë mbledhjen e inteligjencës dhe zbulimin.

Mundësuar nga energjia bërthamore, ato janë në gjendje të gjenerojnë ujin dhe oksigjenin e tyre dhe mund të qëndrojnë të zhytura për muaj me radhë.

Marina tashmë ka 18 nëndetëse të klasës Virginia në operim dhe 10 të tjera në faza të ndryshme të ndërtimit, por nëntë modelet e reja do të shfaqin përmirësime të konsiderueshme si në madhësi ashtu edhe në fuqi.

Kontrata thuhet se gjithashtu përfshin një mundësi për një nëndetëse të 10-të, e cila do të sillte vlerën e saj deri në 24 miliardë dollarë.

Nëndetëset e reja është planifikuar që të vihen në dispozicion midis 2025 dhe 2029, sipas deklaratës së Marinës. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply