Lajme nga Kosova

Plagoset një 31 vjeçar në Pejë

23:08, 3 Dhjetor 2019

Një person i moshës 31 vjeçare është plagosur me armë zjarri në Pejë.

Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën “Xhevat Begolli”.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 19:33 policia është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit Rajonal në Pejë se në këtë repart është paraqitur një person me armë të zjarrit. Rasti ka ndodhur në orën 19:20. Policia ka shkuar në spital për njoftuar me detajet e ngjarjes”- ka thënë Ibraj.

Sipas informatave që ka siguruar policia nga qytetarët viktima dyshohet se është plagosur nga të shtënat prej një veture.

Viktima ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me ndonjë person të caktuar.

“Plaga të cilën e ka marr viktima nuk përbën rrezik për jetën e tij. Ajo është shkaktuar në kofshën e djathtë. Mjekët i kanë ndërmar masat e nevojshme ndaj të plagosurit”- ka shtuar Ibraj.

Policia po i ndermerr gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply