Lajme nga Shqipëria

Lodrat “bombë”, Ersida Teliti: Fëmijët të rrezikuar pasi ka lodra jashtë standardeve, konsumatori i painformuar

Për lodrat e rrezikshme që tregtohen në vendin tonë, ka foluar në studion e emisionit “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, drejtoresha e Qendrës “Konsumatori shqiptar”, Ersida Teliti. Ajo u shpreh se në Shqipëri ka lodra që nuk plotësojnë kushtet e sigurisë, por edhe ka mungesë informimi nga ana e qytetarëve. Një problem tjetër sipas Telitit, mbetet edhe mosetiketimi i lodrave në gjuhën shqipe.
“Ka edhe lodra që importohen nga Kina por që janë të sigurta me markimin CE. Konsumatorët nuk janë të informuar për rrezikut që i kanoset fëmijëve nga lodrat që nuk kanë kushtet e sigurisë. Duhet edhe etiketim në gjuhen shqipe, pasi ka lodra në gjuhë të huaja, mungojnë etiketat që i ndajnë sipas moshës. Madje gjatë gjithë verës shiten lodra që iu ka ikur edhe ngjyra. Në bazë të anketave, qytetarët shfaqen neglizhentë, pasi nuk kanë njohuri mbi të drejtat e konsumatorit si edhe nuk njohin institucionet, të cilave duhet t’u drejtohen. Ai që dëmtohet është konsumatori, një pjesë e dëmtimeve ndihet më vonë, deri në shëndetin riprodhues”-u shpreh Teliti.

Problematikë tjetër sipas Telitit është kontrolli formal i dokumentacioneve në dogana dhe rritjes së tregtisë online.

“Tregtia online është rritur, Prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm, pasi një nga rreziqet që paraqiten në njoftimet e Rapex, janë shkëputje e pjesëve të vogla që fëmijët mund t’i gëlltisin, të cilat përmbajnë kimikate e ngjyrues të rrezikshmem si etilheksil dhe ftalat. Po sipas Rapex, produkte të tilla nuk janë në përputhje me Rregulloren REACH dhe me kërkesat e Direktivës së Sigurisë së Lodrave dhe Standardit Evropian përkatës EN 71-1 Rapex publikon çdo javë lodrat që përbëjnë rrezik për fëmijët”-tha Ersida Teliti.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb


Source link