Lajme nga Kosova

Takimi Kurti-Mustafa edhe sot përfundoi pa marrëveshje

Takimi i VV dhe LDK për koalicionin qeverisës sapo ka përfunduar serish pa marrëveshje. Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së, tha pas takimit, se të dy liderët Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë pajtuar që të intensifikojnë takimet në ditët në vijim për arritjen e marrëveshjes.

Ai ndërkaq nuk ka dashur të flasë nëse ndasitë për arritjen e marrëveshjes kanë të bëjnë me kërkesën e LDK-së për postin e presidentit.

“Kaq kam informata për media. Do të ketë intensifikim të takimeve çdo ditë”, tha Mustafa për media, duke mos dashur të japë më shumë detaje.(koha.mk)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply