Lajme nga Shqipëria

Atentati në Vaqarr/ Gjykata e Posaçme e Apelit liron nga qelia Ergys Kolaverin, i dënuar me 20 vite burg

TIRANË

Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Ergys Kolaverin nga “arrest me burg” në ”arrest shtëpie” edhe pse është dënuar me 20 vite burg.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Ergys Kolaverit i është ‘zbutur’ masa e sigurisë pasi kanë përfunduar të gjitha afetet e paraburgimit.

Ergys Kolaveri u dënua me 20 vite burg në 16 nëntor të 2017 nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Gazmir Dacit, me të cilin kishte hasmëri .

Seanca është mbajtur sot dhe ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që një person lirohet nga qelia pas ish- numrit 2 të bandës së Durrësit Endrit Dokles.

Por kush është Ergys Kolaveri?

Hasmëria e familjeve Kolaveri- Daci zë fill në vitin 2015 kur Gazmir Daci vrau vëllain e tij Valmir Kolaverin më 4 tetor 2015 dhe la të paralizuar vëllain tjetër Robert Kolaverin. Vëllezërit Kolaveri kishin rrahur në bodrumin e një banese në Francë Elson Dacin, vëllain e Gazmirit pasi ky i fundit po u prishte pazaret e transportimit të klandestinëve dhe po u merrte klientët. Me kthimin në Shqipëri Gazmir Daci u kishte kërkuar llogari në një lokal por sherri përfundoi me vrasje dhe plagosje.

Gazmir Daci u dënua me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje, por vëllai i tretë Ergys Kolaveri nuk e la me kaq. Pikërisht me anë të një snajperi Ergys Kolaveri tentoi të vrasë Gazmir Dacin por doli ‘huq’ pasi plagosi kosovarin Lili Dulajn.

Kolaverit iu gjet në automjet vetëm dylbi por jo arma me të cilin tentoi të vrasë Gazmir Dacin

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb


Source link