Sports

B.Dortmund nuk fshihet: Kërkojmë Kumbullën. Edhe Vata e shyn drejt Bundesligës – Balkanweb.com

Nuk është vetëm një zë në merkato, si shumë të tillë që qarkullojnë në këtë kohë, kur tregu i transferimeve të dimrit është frenetik. Borussia Dortmund interesohet seriozisht për Marash Kumbullën dhe është gati të shfrytëzojë çdo mundësi që i jepet për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar. Konfirmimi vjen nga Michael Zorc, drejtori sportive i klubit gjerman.

Kumbulla Zorc

“Kemi disa javë që e ndjekim. Këtë nuk mund ta mohoj. Nëse do të kemi një mundësi sado minimale për të arritur tek ai, do ta shfrytëzojmë pa u menduar dy herë. Nuk është e lehtë, pasi në garë për të janë edhe skuadra të tjera”, ka thënë Zorc për “Sky Sport”. Kumbulla është në listën e blerjeve të disa prej klubeve më të mëdhenj italianë dhe europianë, që kanë evidentuar talentin e tij, pas paraqitjeve të shkëlqyera me Veronën në pjesën e parë të këtij sezoni në Serie A. Mbrojtësi ka mundsi zgjedhjeje, por Borussia dhe Bundesliga i këshillohet edhe nga ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Fatmir Vata.

Kumbulla Vata
Kumbulla Vata

“Dortmundi do t’i përshtatej më së miri. Kalimi te Borusia do të ishte hapi i duhur në karrierë. Do të kishte më shumë shanse se përshembull te Manchester United, ku nuk ka kohë dhe qetësi për t’u rritur dhe përmirësuar”, ka thënë Fatmir Vata. Megjithëse ende nuk I ka mbushur 20 vjeç dhe në sezonin e parë në Serie A, Marash Kumbulla vlerësohet jo më pak se 20 milion euro nga klubi i Veronës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Huazuar nga