Lajme nga Shqipëria

Bardhi takime me strukturat në Vaun e Dejës dhe në Pukë: Jemi gati ta zhbëjmë këtë të keqe dhe të ndalim bashkëqeverisjen me krimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka zhvilluar takime me strukturat e kësaj force në Vaun e Dejës dhe në Pukë. Në një postim në “Facebook”, Bardhi shkruan se demokratët i ka gjetur të vendosur për të çuar deri në fund përpjekjen e përbashkët për të siguruar që çdo qytetar të votojë i lirë dhe vota e tij të numërohet.

Ndërkohë ai iu kthye edhe çështjes së kryebashkiakut të denoncuar të Vaut të Dejës, për të cilin tha se është në mbrojtjen e kryeministrit Edi Rama dhe megjithëse në dokumente rezulton i dënuar për vjedhje makinash vazhdon detyrën.

“Në takimet me strukturat e PD në Vaun e Dejës dhe në Pukë demokratët i gjeta të vendosur për të çuar deri në fund përpjekjen tonë të përbashkët për të siguruar që çdo qytetar të votojë i lirë dhe vota e tij të numërohet.
Ndamë së bashku shqetësimin se përfaqësuesit e Edi Ramës si në administratën qendrore edhe në bashki janë persona me të kaluar kriminale, ose njerëz që nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Kjo ka sjell braktisjen masive të qytetarëve, që shkaktuar varfëri, emigracion dhe pasiguri.
Rasti i Vaut të Dejës është flagrant. Kryebashkiaku ilegjitim Mark Babani vazhdon të ushtrojë detyrën me mbrojtjen e Edi Ramës, megjithëse në dokumentet e burgjeve italiane rezulton i dënuar për vjedhje makinash. Për ne është e rëndësishme që alternativa kriminale e Edi Ramës në qeverisjen e vendit është demaskuar në sytë e qytetarëve. Bashkë me qytetarët dhe çdo demokrat nga cep më i largët i Shqipërisë, ne jemi gati ta zhbëjmë këtë të keqe dhe të ndalim bashkëqeverisjen me krimin”, deklaron Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply