Receta

Kabuni me rrush të thatë – Balkanweb.com

Nga: ZONJA KATERINA

1 filxhan oriz
2 filxhanë lëng mishi
150-200 gr rrush të thatë
1 filxhan sheqer
1 lç kanellë
1/3 lç karafil
3-4 lgj gjalpë të freskët

Fillimisht vendosim rrushin e thatë në ujë të ngrohtë që të zbutet. Kaurdisim orizin me gjalpë dhe më pas shtojmë lëngun e mishit të vluar, rrushin e thatë dhe një majë luge kripë. E mbulojmë me kapak dhe e lemë orizin të ziejë sa të krijojë bulëza. E largojmë më pas nga zjarri dhe e përziejmë me sheqerin, kanellën dhe karafilat. E mbulojmë përsëri me kapak dhe e leme 10-15 minuta të pushojë në ngrohtësi në vatrën e sobës së fikur. Më pas e servirim në tasa duke e spërkatur me kanellë dhe me pak sheqer të djegur për dekor dhe shije.

(Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply