Lajme nga Diaspora

Në Cyrih u mbajt tubim në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit mbi shqiptarët

E Enjte, 16 Janar 2020 – 15:25
albinfo.ch

Qendra “Gjenocidi në Kosovë, plagë e hapur” ka mbajtur në  GZ Oerlikon, Cyrih, të mërkurën, më 15 janar tubim në Ditën e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve.

Tubimi ësjhtë mbajtur  “duke u nisur nga fakti se më 16 maj 2019 Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën nëpërmjet së cilës vendosi që 15 janari të jetë DITA E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË”, thuhej veç tjerash në njoftimin e organizatorëve.

Në këtë tubim kanë qenë të pranishëm dhe morën fjalën edhe Konsulli i Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati, konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Gjenevë, Ramadan Avdiu dhe  shumë veprimtarë të komunitetit shqiptar në Zvicër.

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply