Lajme nga Kosova

Nis seanca për rastin “Syri i Popullit”

10:19, 16 Janar 2020

Ka filluar seanca shqyrtuese për rastin e njohur si “Syri i Popullit” ku do të jepen fjalët përfundimtare nga organi i akuzës me anë të Prokurorit Special Sylë Hoxha dhe mbrojtja e njërit prej të akuzuarve, në këtë rast, avokati i Sadri Ramabajës.

Sapo Hoxha mori fjalën e tij për ta mbrojtur akuzën njoftoi se ka hequr dorë nga ndjekja penale për Lirie Luzhën dhe Sabit Berishën, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë që për tetë të akuzuarit e tjerë vazhdon të qëndrojnë dyshimet se kanë bashkëpunuar nën organizatën “Syri i Popullit” për të kryer veprat penale terroriste me qëllim të likuidimit të disa figurave të larta shtetërore, ndër ta edhe presidentin Hashim Thaçi.


Source link