Lajme nga Shqipëria

Padia e Ramës, Tritan Shehu: Synon të dobësojë Haradinajn si kundërshtar aktiv i Vuçiç

Ish- ministri i PD Tritan Shehu ka reaguar pasi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama depozitoi në Gjykatën e Prishtinës padinë ndaj Ramush Haradinajt.

Tritan Shehu thotë se kjo padi në sintoni me Vuçiç synon të dobësojë Haradinajn si kundërshtar aktiv i tij dhe si një pengesë e pakalueshme në Prishtinë për ‘ëndrrën serbe’ të një Serbie të Madhe me Shqipërinë vasale dhe Kosovën nën ‘hije’.

STATUSI I TRITAN SHEHUT

Padia e Rames kunder Haradinaj, per te ringjallur “Shkembimin e Territoreve” dhe endrat serbe!

Kjo teori serbe per “kufite” e shpalosur ne shqip, sinkronizon me ate te “Shengenit Ballkanik” alias “Jugosllavia e Re” e iniciuar nga Vucic, me avokat Ramen e noter Zaev, duke i bere keshtu te dyja pjese te te njejtit skenar, ne kundershtim me interesat tona kombetare e ato europiane te Rajonit.

Ne Prishtine Haradinaj ishte dhe eshte pengese e pakalueshme per te dy keto pjese te nje strategjie, qe synon ta shtyje Rajonin drejt Lindjes duke e vene ate nen nje “Serbi te Madhe” me Shqiperine vasale e Kosoven ne “hije”.

Megjithese te dy keto “kapituj” u diskretituan a po diskretitohen, Rama sic duket eshte i detyruar te beje nje hap me shume ne kete “tunel” te rrezikshem, te realizoje viziten e tij ne Beograd per te hedhur aty nje firme tjeter.

Ne keto kushte padia kunder Haradinajt synon qe ne sintoni me Vucic ta dobesoje ate si kundershtar aktiv, te komprometoje rolin e Kosoves, te demtoje maredhenit e saj me Shqiperine, si dhe te zbeh kundershtite ndaj asaj vizite te priteshme dhe te “erret” ne kulisat e Serbise.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb


Source link