Lajme nga Shqipëria

Palmer takohet me Yuri Kim, ambasada e SHBA: U diskutua qëndrimi i guximshëm i Shqipërisë ndaj Iranit… marrëveshja për Zgjedhoren lajm pozitiv

Palmer takohet me Yuri Kim, ambasada e SHBA jep detajet: Qëndrim i guximshëm i Shqipërisë ndaj Iranit, marrëveshja për Zgjedhoren lajm pozitiv

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor, Matthew Palmer u takua me ambasadoren e re të SHBA në Shqiëpri, Yuri Kim.

Ambasada amerikane bën me dije se dy ishin çështjet të cilat kanë shënjuar vitin 2020 për botën dhe Shqipërinë, konfliktin SHBA- Iran si dhe marrëveshjen mes palëve politike në Shqipëri për Reformën Zgjedhore.

Ambasada amerikane e konsideron qëndrimin e Shqipërisë ndaj Iranit si të guximshëm dhe parimor kurse lidhur me marrëveshjen për Reformën Zgjedhore SHBA e konsideron pozitiv.

STATUSI I AMBASADËS SË SHBA

🇦🇱️ | Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Mattheë Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. #SHBAQendronKrahShqiperise

  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb


Source link