Lajme nga Shqipëria

Përfundojnë hetimet për ish-kreun e bashkisë në Vorë, Agim Kajmaku i pandehur për tre akuza penale

TIRANE

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, të cilit iu hoq mandati për shkelje të ligjit të dekriminalizimit, pasi fshehu një rekord kriminal në Greqi, ndërsa aktualisht ndodhet në arrati.

Zyrtarisht mbi supet e Kajmakut, rëndojnë akuzat e falsikimit të vulave, falsifikimit të dokumentave, si edhe kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij.

Ai akuzohet se pasi KQZ i hoqi mandatin, shkarkoi nga detyra dy zëvendëskryetarët e Bashkisë dhe emëroi dy të rinjtë. Më poshtë dosja e plotë e prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb


Source link