Lajme nga Shqipëria

“Rama i jep Vilma Nushit 116 mijë euro më shumë se në 2019”, Vokshi: Koncesioni korruptiv i Check Up të hetohet nga SPAK

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, shkruan në “Facebook” se qeveria e Edi Ramës vazhdon të punojë për të pasuruar Vila Nushin, duke vjedhur shqiptarët, pasi sipas saj, rasti i ChechkUp është hajdutëri dhe babëzi, që duhet hetuar nga SPAK.

Sipas ish-deputetes, duke rritur fiktivisht numrin e analizave, Rama i jep Vila Nushit, sipas kontratës korruptive të koncesionit që e mbajnë të fshehtë, 116 mijë euro më shumë se më 2019.

Denoncimi i plotë:

Qeveria e Edi Ramës vazhdon të punojë për të pasuruar Vilma Nushin dhe të ngjashmit e saj, duke vjedhur shqiptarët. Rasti i #CheckUp nuk është sukses, siç pretendon ministrja e Ramës, por është hajdutëri, është babëzi.

Mijëra analiza check up nuk ka dyshim që janë fiktive. Partia Demokratike ka prova për fiktivitetin e numrit të analizave të check up. Më e rëndësishmja është që duke rritur fiktivisht numrin e analizave, Edi Rama i jep Vilma Nushit, sipas kontratës korruptive të koncesionit të cilën e mbajnë të fshehtë, 116 mijë euro më shumë në 2019.

Përpara shëndetit të shqiptarëve janë paratë, është pasurimi i paligjshëm i qeveritarëve, Vilma Nushit dhe veglave të tyre. Vjedhja e hajdutëve të qeverisë dhe klientëve të tyre, lë pa pagesa shtresat e varfra, personat më të pamundur, ata me aftësi ndryshe dhe invalidët. Koncesioni korruptiv i check up, njësoj si gjithë koncesionët e tjerë në shëndetësi duhet të hetohet nga #SPAK. Edi Rama dhe kushdo që ka përfituar prej vendimeve të tij abuzive duhen hetuar dhe të çohet para drejtësisë. Paratë e vjedhura duhet t’u kthehen shqiptarëve.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb


Source link