Lajme nga Maqedonia

Vazhdim i ri i seancës së 130-të kuvendore

Kuvendi në ditën e tretë do të debatojë për rendin e ditës të seancën e 130-të në të cilën ka disa pika në mesin e të cilave janë edhe propozim ligji plotësues për të drejtat e bashkësive të cilët përbëjnë më pak se 20 për qind të popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe propozim ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe për investime strategjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të dyja në procedurë të shkurtër.

Para deputetëve do të jenë edhe propozim ligjet për ndryshime të Ligjit për evidencat nga sfera e punës dhe për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për siguri dhe ndalesë për kryerjen e veprimtarisë së paregjistruar, të tre në procedurë të shkurtër.

Në seancën e djeshme deputetët e zgjodhën Sonja Trifunovskën si zëvendëse të Avokatit të Popullit dhe debatuan për disa zgjidhje ligjore në mesin e të cilave edhe për Ligjin për tubime publike, Ligjin për tregti elektronike, Ligjin për taksën për qëndrim të përkohshëm.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply