Lajme nga Maqedonia

(VIDEO) Eurokomisari: Është gati metodologjia për hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin

Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varhelji, gjatë vizitës së tij në Tiranë, ka thënë se po punon fort që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat për anëtarësim në BE dhe se zgjerimi e Ballkani Perëndimor është prioritet. Në deklaratën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ai deklaroi se tashmë është gati platforma dhe metodologjia për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se shpreson që negociatat të hapen para Samitit të Zagrebit. Ai po ashtu, porositi dy vendet të vazhdojnë reformat që po kryhen, pasi do të kërkohen reforma edhe më dinamike.

OLIVER VARHELJI, EUROKOMISAR

“Ne do të punojmë fortë që kjo të bëhet e tillë përpara Samitit të Zagrebit. Komsioni do të angazhohet në tre drejtime. E para do të bëhet këtë muaj për metodologjinë e negociatave, fakti që nuk u hapën negociatat pasi kishte disa shqetësime. Ne po punojmë me miqtë tanë që të gjejmë një zgjidhje që të krijojë një shans të ri. Me këtë metodologji do të krijojmë një qasje me 4 parime bazë. Procesi duhet të jetë më i besueshëm më politik dhe më i parashikueshëm. Është përparësi. Po përpilojmë një propozim. E dyta është që të kemi mundësinë të fillojmë negociatat këtë vit përpara Samitit të Zagrebit. E treta është Samitit i Zagrebit ku shpresojmë që do të flasim për zhvillimin ekonomik për Ballkanin Perëndimor. Në mënyrë që këto vende të jenë pranë BE”.

Kryeministri foli për ecurinë e mëtejshme të integrimit dhe hapjen e negociatave dhe tha se, Shqipëria do të vijojë të bëjë të njëjtën gjë siç do të bënte në rastin po të ishin hapur negociatat.

EDI RAMA, KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

“Kemi diskutuar edhe për ecurinë e mëtejshme të integrimit, ne do të bëjmë të njëjtat gjëra dhe sikur të ishin hapur negociatat më herët, sepse kjo për ne është e vetmja rrugë, pavarësisht vendimit pastaj që do marrë BE. Jemi duke përfunduar diskutimet dhe me ekspertizën ndërkombëtarë për të hapur një ofensivë të krimit të organizuar, kundër atyre prokurorëve dhe gjykatësve si ai i rastit i para dy ditëve që i përkasin KÇK”.

Eurokomisari po ashtu, ka vizituar edhe zonat e prekura nga tërmeti në qytetin e Durrësit dhe ka informuar se më 17 shkurt në Bruksel, do të mbahet konferencë e donatorëve, për të ndihmuar rindërtimin e zonave të dëmtuara.

Teuta Buçi /SHENJA/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply