Sports

VIDEO/ Firmino pagëzohet mes lotësh, nuk përmbahet as Alisson – Balkanweb.com

Roberto Firmino është pagëzuar dhe pas kryerjes së ritualit për t’u lagur ka qarë. Bashkë me të dhe bashkëlojtari i tij tek Liverpool dhe bashkëkombasi i tij Alisson Becker.

Pikërisht, në videon e publikuar nga mediat e huaja Firminio ka kryer ritualin e zhytjes në pishinë, dhe pas saj të dy brazilianët janë përlotur.

“Unë i dhashë dështimet e mia dhe fitoret që do t’ju jap gjithashtu. Titulli im më i madh është dashuria juaj Jezus. Prandaj, nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijim i ri. Gjërat e vjetra kanë vdekur, vini re, gjëra të reja kanë ardhur”.- shkruan Firmino.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Huazuar nga