Lajme nga Maqedonia

(VIDEO) Nënshkruhet marrëveshja për autostradën Shkup- Bllacë

Punimet për dy kilometrat e parë të autostradës Shkup- Bllacë, marrin dritë jeshile, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes  Qeverisë dhe firmës e cila e ka fituar tenderin. Bëhet fjalë për autostradën e cila do të lidh Shkupin dhe Prishtinën, përmes autostradës “Arben Xhaferi”, punimet e së cilës pritet të fillojnë në pranverë. Drejtori i ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Zoran Kitanov, nënvizoi se vlera e marrëveshjes me kompaninë që e ka fituar tenderin për 2 kilometrat e parë kap shifrën 12, 2 milionë euro, ndërsa punimet pritet të përfundojnë në afat prej 18 muajve. Kitanov nënvizoi se financimi i dy kilometrave të parë bëhet tërësisht nga buxheti i ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore.
Zoran Kitanov Drejtrori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore 14:16

“Financimi i dy kilometrave të parë është tërësisht nga buxheti i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore. edhe përskaj idesë që kjo autostradë të ndërtohet ishin që moti, më në fund kjo qeveri me shumë punë ka arritur që ky projekt të bëhet realitet. Me ditën e sotme, konfirmojmë se pjesa e autostradës Shkup Bllacë, në gjatësi prej 12,5 kilometra me të vërtetë është një prej prioriteteve më të rëndësishme të Qeverisë së RMV-së… “

Koordinatori i projektit,  Bujar Osmani tha se pas përfundimit të punimeve Shkupi dhe Prishtina do të jenë dy qytetet më të afërta, pasi me lidhjen që e bën kjo autostradë të dy kryeqytetet do të jenë në largësi më pak se një orë. Ai nënvizoi se punimet pritet të nisin në pranverë, ndërsa deri atëherë, pritet të përfundojë procesi i shpronësimit të 68 parcelave të tokës që janë në pronësi të banorëve të Bllacës. Osmani tha sqaroi se pjesët tjera të kësaj autostrade do të ndërtohen me kredi nga Banka Botërore për Zhvillim dhe nga fondi i Ballkanit Perëndimor.

Bujar Osmani, zv kryeministër dhe koordinator i projektit
“Projekt i një rëndësie të veçantë strategjike për vendin dhe gjithë rajonin. Unë besoj se shumë shpejt Prishtinën dhe Shkupin do ta lidhim me një autostradë moderne, e cila do të kalohet për më pak se 45 minuta. Këto dy kryeqytete do të bëhen më të afërtat në rajon, duke ofruar një mundësi për lidhshmëri të njerëzve, mallrave dhe një klimë të re të bashkëpunimit mes shteteve dhe popujve”

Ndërtimi i 12,5 kilometrave të autostradës Shkup-Bllacë është premtuar vite me radhë, ndërsa vetëm tani fillon ndërtimi i dy kilometrave të para. Autostrada do të jetë në gjatësi prej 12.5 kilometrash, në vlerë prej 120 milionë euro.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

 

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply