Lajme nga Diaspora

Gjermani: Dy studentët kosovarë fitojnë garën e arkitekturës “BAUHAUS”

Dy të rinjtë kosovarë storie suksesi në fushën e arkitekturës

E Enjte, 23 Janar 2020 – 11:40
albinfo.ch

Informacionet e fundit nga shkolla BAUHAUS, shkollë kjo e projektimit e themeluar nga Walter Gropius në Weimar në 1919, e njohur si shkolla më e mirë në planet në saj, objekteve bazuar në funksionalizëm dhe thjeshtësin ka bërë të ditur se dy studentët kosovarë kanë fituar garën e arkitekturës për 100-vjetorin e BAUHAUS, shkruan albinfo.ch.

Padyshim që studentët kosovarë shpesh herë janë bërë lajm, pasi kanë triumfuar në gara të mëdha gjithandej botës. Por së fundi Urta Halili dhe Kastriot Mavraj janë dy storie suksesi në fushën e akitekturës.

Kjo garë, ku dy studentë kosovarë të arkitekturës e fituan ishte një konkurs studentor për dizajnimin e shkollës së re të së ardhmes, “Bauhaus Node”. Kjo garë ishte organizuar për 100-vjetorin e Bauhaus, “Bauhaus Neue – Farming future of design education”. Dy të rinjtë kosovarë studiojnë në Universitetin Politeknik të Milanos, “Politecnico di Milano”. /Albinfo.ch,

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply