Teknologji

Hakimi i Bezos, dyshohet përshirja e princit Saudit Mohamed Bin Salman

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një hetim të menjëhershëm nga autoritet Amerikane lidhur me raportimet se Princi Saudi Mohamed Bin Salman mund të jetë përfshirë në hakimin e telefonit të bosit të Amazon dhe Washington Post Jeff Bezos.

Reporterët e specialë të Kombeve të Bashkuara Agnes Callamard dhe david Kaye thanë ditën e Mërkure se ka informacione të cilat çojnë në përfshirjen e Princit Mohamed Bin Salman në një sulm kibernetik në 2018-ën ndaj miliarderit të teknologjisë.

Zyrtarët Sauditë kanë mohuar akuzat duke i quajtur absurde. Marrëdhëniet me Bezos dhe Arabisë Saudite janë përkeqësuar që kur Jamal Kashoggi, një kritik i qeverisë Saudite u vra në konsullatën Saudite në Stamboll në 2018.

Vrasja ndodhi muaj pas sulmi kibernetik. Telefoni i Bezos u hakua pasi mori një mesazh në WhatsApp dërguar nga llogaria personale e Princit të Arabisë Saudite. Një hetim zbuloi se telefoni i miliarderit kishte filluar në fshehtësi të dërgonte sasi të mëdha të dhënash pasi kishte marrë një video. Ekspertët e lidhin çështjen me vrasjen e Kashoggi.

Bezos dhe Princi Saudit kishin shkëmbyer numrat e telefonave një muaj përpara se të ndodhte hakimi. Informacione private u morën nga telefoni i Bezos të cilat u publikuan më pas nga National Enquirer. /PCWorld Albanian

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply