Sports

Sekretari amerikan i Thesarit: Greta Thunberg të shkojë më parë në universitet pastaj të… – Balkanweb.com

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin e këshilloi sot aktivisten për klimën, Greta Thunberg, gjithashtu e pranishme në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, që të ndjekë studimet për Ekonomi dhe të shkojë në universitet.

“Ajo të ndjekë më parë studimet për Ekonomi e të shkojë në universitet, pastaj të vijë të na takojë”, tha Mnuchin, në një konferencë për shtyp, i pyetur në lidhje me pretendimin e adoleshentes suedeze, e cila bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të investimeve në karburantet fosile.

Greta

Administrata e presidentit Trump dhe Greta Thunberg debatojnë që prej së martës, në Davos, por deri më tani në mënyrë të matur dhe pa u takuar personalisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Huazuar nga