Lajme nga Shqipëria

Dita 3/ Greva e urisë në Poçem, punëtorët shfaqin problemet e para shëndetësore, ambulanca në gatishmëri

Vazhdon në ditën e 3 greva e urisë të punëtorëve të nënstacionit elektrik dhe pompimit të Poçemit. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se mëngjesin e sotëm njëri prej grevistëve ka pasur luhatje të tensionit dhe është njoftuar urgjenca.

Pranë tyre qëndron dhe një infermiere për të pasur nën kontroll situatën. Janë 14 punëtorë në grevë, të cilët kanë deklaruar se nuk tërhiqen nga 27 pagat e pamarra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb


Source link