Lajme nga Diaspora

Filloi shpërndarja e librave shqip për mësimin plotësues në Cyrih

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, ka bërë të ditur se pas pranimit të librave nga MASHT-i, kanë filluar shpërndarjen e librave për bashkëatdhetarë

E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 – 10:15
albinfo.ch

Pas pranimit të librave dhe materialeve tjera përcjellëse nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për mësimin plotësues në diasporë, ka filluar shpërndarja e tyre bazuar në kërkesat e pranuara nga mësimdhënësit e diasporës në MDIS, shkruan albinfo.ch.

Pas furnizimit me librat e niveleve I, II dhe III në Ambasadat e Republikës së Kosovës në SHBA, Londër, Gjermani, Austri dhe Kroaci, shpërndarja ka vazhduar edhe në shtetet tjera.

Përmes një publikimi në facebook, thuhet se tani librat mund t‘i gjeni edhe në ambasadën e Kosovës në Bern, në konsullatën e Kosovës në Cyrih si dhe në ambasadën e Kosovës në Slloveni.

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply