Teknologji

Aplikacioni Slack vjen me një pamje të ridizajnuar

Slack, aplikacioni i dedikuar për njerëzit që duan të komunikojnë dhe ndajnë përmbajtje në punë, është ridizajnuar.

Funksionet e reja të aplikacionit janë mundësia për të gropuar kanalet, mesazhet dhe aplikacionet sipas tematikave, një funksion i ri kërkimi, një mënyrë re për të krijuar mesazhe për kanalet dhe individët dhe një shtojcë e re për të lançuar hapësirat e punës dhe aplikacionet në Slack.

Ndërsa të gjithë përdoruesit do të marrin dizajnin e ri dhe pjesën më të madhe të funksioneve, disa prej tyre si grupimi i kanaleve, mesazheve dhe aplikacioneve sipas tematikave janë vetëm për përdoruesit me pagesë.

Të gjithë përdoruesit që fillojnë përdorimin e Slack pas datës 18 Mars do të kenë versionin e ri të dizajnuar ndërsa ata ekzistues do ta marrin në javët në vijim.

Kompania thotë se arsyeja pse këtij ridizajnimi është që produkti të bëhet më i lehtë dhe intuitiv për përdoruesit. /PCWorld Albanian

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply