Lajme nga Dibra

Buxhaku: Dibra kërkon dy aparate për frymëmarrje

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Agron Buxhaku në konferencën e sotme për shtyp tha se kreu i komunës së Dibrës, Hekuran Dukat ka kërkuar nga Qendra për Menaxhim me Kriza dy aparate për frymëmarrje për pacientët që po trajtohen pas infektimit me virusin korona.

“Në rast se përkeqësohet gjendja e pacientëve të infektuar me koronavirus në Dibër atëherë vjen nevoja për të ashtuquajturin respirator. Këtë kërkesë për dy respiratorë unë sot e kam drejtuar deri tek ministria përkatëse dhe deri tek Shtabi”-tha mes tjerash Buxhaku.

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply