Lajme nga Bota

Çfarë ndodhi me “mbajtjen e distancës”? Miliona londinezë vazhdojnë të udhëtojnë “të paketuar” në trenat nëntokësor!

Punëtorët janë ankuar se trenat nëntokësor në Londër ishin po aq të ngarkuar, pasi miliona britanikë vazhduan të udhëtojnë në mes të shqetësimeve për mungesën e këshillave të autoriteteve për udhëtimet gjatë shpërthimit të coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, është duke vazhduar konfuzioni në lidhje me pozicionin e autoriteteve rreth kafeneve dhe restorantet që qëndrojnë të hapur – dhe çfarë do të thotë udhëzimi për të shmangur ‘udhëtimet jo thelbësore’.

Kështu, siç thuhet më tej, shumë punonjës vazhdojnë të bëjnë udhëtime, të dëshpëruar për të siguruar të ardhurat e tyre.

Numrat e pasagjerëve pritet të bien pasi Qeveria këshilloi kundër udhëtimit jo thelbësor të hënën, duke rënë me një të pestën javën e kaluar.

Por udhëtarët thanë sot se ata janë akoma “të paketuar” në kulmin e udhëtimeve.

Disa madje thanë se duhej të prisnin deri në 12 minuta për një tren në Londrën Qendrore sot – shumë më gjatë se normalja.

Pasagjerë të tjerë kanë theksuar se kjo nuk do të ndihmojë përpjekjet në “distancimin shoqëror” për të ndaluar përhapjen e infeksionit, i cili tani ka marrë 71 jetë në Britani.

Deri në 2 milionë njerëz vlerësohet se do të vazhdojnë të punojnë në Londër në punë në sektorë përfshirë shitjen me pakicë, kafenetë dhe shërbimet e urgjencës. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply