Lajme nga Shqipëria

COVID-19/ Sejko: Rrezikojmë recension 3-mujor, për normën e interesit dhe lehtësi të tjera vendosim ditët në vijim

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se ekonomia shqiptare rrezikon të bjerë në recension për një periudhë tremujore, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

“Me skenarin që kemi deri tani rrezikojmë recesion deri në 3 muaj, por jo për gjithë vitin”, tha Guvernatori Sejko.
Më tej, Sejko foli për masën urgjente të shtyrjes me tre muaj të kësteve të kredisë, duke thënë se edhe Banka e Shqipërisë po bën gjithçka për të parandaluar përhapjen e shpejtë të koronavirusit.

“Masa u mor në rast urgjent. Ne nuk e dimë kohëzgjatjen e kësaj situate. Po përpiqemi të marrim të gjitha masat parandaluese ne si Bankë Qendrore. Stabiliteti financiar është shumë i rëndësishëm. Bankat depozitat i japin me kreditë e qytetarëve. Pjesa dërrmuese e depozitave janë kreditë. Nuk është puna për të bërë avokatin e bankave, por duhet trajtuar me shumë kujdes”, tha Sejko.

A janë të sigurta depozitat që kemi në bankat e nivelit të dytë?
Sejko: Ka një siguri optimale, shumë të mirë, për investimet e bankave. Bursat kanë normale të larta fitimi dhe shkallë të larta risku. Ka siguri të mjadftueshme për depozitat. Nuk jemi në situatë për të diskutuar shqetësimet financiare, pasi bankat kanë gjendje të mirë likuiditeti. Por kjo nuk do të thotë që kur jemi në situatë krize t’i rëndojmë bankat që në momentin e parë, që pastaj bankat të përballen me krizë. Është shumë e thjeshtë për të marrë vendime, për të shtyrë të gjitha kreditë, taksat, është vendim shumë i kollajshëm, por është shumë e vështirë për të marrë një vendimmarrje të kujdesshme.

Masat që do marrim ditët në vijim kanë të bëjnë me stabilitetin e cmimeve dhe stabilitetin financiar. Ne akoma nuk i kemi përfunduar analizat tona për vijimësinë. Jemi duke parashikuar skenarë të ndryshëm të ndikimit në ekonomi të koronavirusit. Për normën e interesit dhe për lehtësi të tjera do të vendosim ditët në vijim. Ulja e normave të interesit bëhet për të stimuluar më shumë kredimarrjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply