Lajme nga Shqipëria

Frikë nga koronavirusi? Vlonjatët nuk i ndahen detit, xhiro në këmbë e ecje me biçikleta (VIDEO)

Në masë xhiro me bicikleta, por edhe shëtitje buzë Lungomares. Kjo është panorama që na vjen nga qyteti i Vlorës, atje ku qytetarët nuk i kanë rezistuar dot diellit dhe kanë sfiduar frikën e koronavirusit.

Edhe pse në listën e qyteteve të karantinuara në Shqipëri, gazetari Enrik Mehmeti që ka siguruar edhe videot për “BalkanWeb” thotë se vlonjatët nuk i janë bindur urdhrave, madje ecin edhe tufa-tufa.

Po sipas tij, gjatë natës së mbrëmshme policia ka marrë 17 masa për drejtues mjetesh që lëviznin në kundërshtim me orarin e përcaktuar, 6 prej të cilëve iu është hequr patenta.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply