Lajme nga Shqipëria

LAJM I FUNDIT/ Transferohet Urgjenca Kirurgjikale e Tiranës, nga e premtja shkon tek Spitali i Traumës

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se Urgjenca Kirurgjikale e Tiranës që ndodhet në QSUT do të transferohet nga dita e premte në spitalin e Traumës.

Në një dalje para mediave Manastirliu theksoi se kjo është fillimi i një lufte, ndërsa ftoi qytetarët që të jenë vigjilentë. Mes të tjerash ajo tha se 27 testet e kryera në spitalin e Fierit, që iu nënshtruan mjekët dhe infermierët, rezultuan negativ.

“Në këtë orë kemi pasur lajme shpresëdhënës. 27 mjekët e testuar në Fier me COVID kanë rezultuar negativ. Mjekët kanë respektuar dhe mbrojnë protokollin. Po bëjmë të mundur për të ruajtur stokun. Brenda javës presim furnizimet e radhës. Po punojmë për shtimin e numrit të respiratorëve në reanimacion. Një tjetër lajm shpresëdhënës ka qenë testi i radhës që ka rezultuar negativ i kontaktit të ngushtë të pacientit zero. Stafi i Infektivit po bën një punë të mrekullueshme. Po përgatitemi që të kryejmë këtë test në QSUT-së. Ne po kryejmë testime për aq sa kërkojnë ISHP. Këta ekspertë po bëjnë më të mirë në mbrojtje të qytetarëve. Sot ne jemi vendosur që për të krijuar kapacitete në QSUT, ndaj shërbimi i Kirurgjisë së Urgjencës, klinikat 1, 2, do të transferohen në spitalin e Traumës, duke nisur nga dita e premte. Spitali i Traumës do të mbështet nga kirurgët. Urgjencat kirurgjikale do të kryejnë në spitalin e Traumës. Jemi vetëm në fillim të luftës dhe nuk duhet të ulim vigjilencën.”, tha ministrja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply