Lajme nga Dibra

Mbërrin në Dibër ndihmat e para ushqimore

Të organizuar nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, këtë pasdite në Dibër kanë mbëritur ndihmat e para ushqimore dhe veshje për nevojat e familjeve me probleme sociale.

Sekretari i degës së Kryqit të Kuq në Dibër, Isni Telqiu, për “Libertas” tha se kjo ishte ndihma e parë pas pesë ditëve të izolimit në Dibër. Ai shtoi se më shumë se 3 ton qumësht sende të ndryshme ushqimore dhe produkte higjenike kanë mbëritur me këtë dërgesë, përcjell DibraJon.

Kjo ndihmë do të shpërndahet tek personat në rrezik social, të moshuar dhe të sëmurë, si dhe njerëzit me nevoja të veçanta. Aksioni do të zbatohet nga 35 vullnetarë të Degës së Kryqit të Kuq, përndryshe të rinj kryesisht nga shkolla e mesme Dibër dhe të rinjë dibran.

Nga kjo organizatë humanitare thonë se gjatë ditës, vullnetarët e Kryqit të Kuq shpërndanë ushqim në disa vendbanime rurale në rajonin e Rekës dhe persona të bllokuar në Dibër.

K.M

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply