Lajme nga Maqedonia

Naser Zyberi në ENTER: Qeveria tani ka pushtet absolut, por e pret një detyrë shumë e rëndësishme

Në emisionin ENTER, eksperti juridik Naser Zyberi tha se qeveria merr pushtet absolut ku ka mundësi edhe mundësi ta keqpërdor të njëjtën. Ajo mund të përgjigjet kur të formohet kuvendi.

“Fakt është se përforcohet pushteti ekzekutiv, tani kur kuvendi është i shpërbërë. Ekzekutivi ka pozitë dominant, dhe ka mundësi për keqpërdorime. Por besoj se situata është e tillë se nuk ka shumë komoditet për këtë. Shpallja u bë për shkak të një fatkeqësie të një epidemie e cila nuk krijon komoditet dhe e dyta se jemi në prag të zgjedhjeve”, tha Naser Zyberi.

Ai tha se qeverinë e pret detyrë e rëndësishme në këtë drejtim.

“Situata e krizës do të imponoj sektorë të caktuar që do të ketë nevojë për mjete plotësuese buxhetore, të cilët nuk janë paraparë në buxhetin e vitit”, tha Naser Zyberi. /SHENJA/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply