Lajme nga Dibra

Ndihma ushqimore për banorët e Dibrës dhe Qendër Zhupës

Ndikma për banorët e Dibrës dhe Qendër Zhupës nga sektori i biznesit në kushte izolimi. Së bashku me Kryqin e Kuq, furnizime me ndihma humanitare po organizohen për zonën e krizës.

Qumësht, produktet e qumështit, mish, frutat dhe perimet, si dhe ilaçet dhe produktet higjienike do të dërgohen në formë të pakove, transmeton DibraJon.

“Sektori i biznesit po na befason për të mirë. Qumështorja e Manastirit, Alkaloidi, Birraria e Shkupit, Lotaria e Maqedonisë, kasapët dhe restorantet private të gjithë vullnetarish janë vetofruar për të ndihmuar. Është për tu përshëndeur dhe për tu marë shembull nga ndërmarrjet e tjera. Ka nevojë për solidaritet nga të gjithë sektorët që qytetarët e Dibrës dhe Qendër Zhupër t’ua lehtësojmë këto ditë ”, thotë Suzana Tuneva Paunovska Sekretare e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.

Në komunat Dibër dhe Qendër Zupa jetojnë rreth 25,000 banorë të cilët pasi është shpallur gjendje krize janë mbyllur plotësisht në karantinë.

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply