Lajme nga Kosova

Në një situatë si gjendemi, organizimi i zgjedhjeve i pandershëm

21:52, 18 Mars 2020

Profesori Universitar, Vigan Qorrolli ka folur sonte lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend.

Pas deklaratave të kreut të LDK-së Isa Mustafa, se do të iniciojë mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Qorrolli ka treguar për hapat e mëtejshëm të kësaj procedure, njofton Klan Kosova.

‘’Është çështja e taksës dhe e një mosbesimi të thellë brenda koalicionit, që solli deri tek ky mocion’’.

‘’Agim Veliu ishte njeri prej skeptikeve te medhenjë. Kemi dy situata që në këtë kërkesën e Mustafës për mocion’’.

‘’Kjo mund të bëhet pas ditës sē inicimit jo me pak se dy dhe jo më shumë se gjashtë ditësh. Përveç nenit 100 është dhe neni 82 për shpërndarjen e Kuvendit‘’.

‘’Në rast se mocioni i mosbesimit kalon ne mënyrë të suksesshme, ndërlidhahmërisht aktivizohet neni i 82 i Kushtetutës ku Presidenti shpërbënë Kuvendin’’.

‘’Besoj që shpërndahet Kuvendi sipas mocionit. Duhet të gjejnë të paktën kurajo politike. Në një situatë të tillë organizimi i zgjedhjeve është i pandershëm’’.

‘’Orginizimi i jashtëzakonshëm i zgjedhjeve organizohen brenda 45 ditëshit pas rrëzimit të Qeverisë. Nëse Mustafa si shef i LDK-së do mund ta ngriste qysh nesër nëse deponon 40 nënshkrime të hënën do mund të votohej mosbesimi’’.

‘’Kushtetuta është e qartë. Njëra prej mundësive është edhe fatkeqësia natyrore. Presidenti i Republikës duhet të nxjerrë një dekret dhe të nxjerr arsyet dhe pastaj duhet të kalojë në Kuvend‘’.

’’Kjo situatë do të ishte më e duhur të luftohej koronavirusi me situatën aktuale sesa te shpallej gjendje e jashtëzakonshme. Duhet kurajo, dhe elitat tona politike të krijojnë një konsensus’’.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply