Lajme nga Kosova

Njoftim për pensionistët dhe përfituesit tjerë të skemave pensionale-sociale

15:06, 18 Mars 2020

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se nga sot, datë 18 mars 2020, Thesari ka filluar me pagesën e skemave pensionale dhe sociale, pra një jave para kohës së rregullt, me qëllim të shmangies së radhëve apo grumbullimit para bankave komerciale, për të ruajtur shëndetin tuaj, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore.

Prandaj, luten përfituesit që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i ndjekin këto udhëzime shtesë:

–          Të shfrytëzojnë makinat automatike (bankomatet) për tërheqje dhe të evitojnë radhët e panevojshme sepse mund të rrezikojnë shëndetin e tyre.

–          Tërheqja e mjeteve financiare të bëhet në vijimësi dhe në kohë kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje në mënyrë që të parandalohet përhapja e ‘corona virusit’.

–          Të bëjnë pagesa me kartela bankare, pa kosto shtese (jo tërheqje të parasë së gatshme) ose

–          Të shtyjnë tërheqjen e mjeteve financiare për një ditë tjetër gjatë muajit, pasi që bankomatet dhe degët e bankave janë në gjendje të mirë dhe të gatshme për të ju përgjigjur secilit qytetar që do të bëjë  tërheqjen e mjeteve financiare.

Ndërsa për asistencën/ndihmën sociale, pagesat do të bëhen një javë para afatit të rregullt, pra më datë 24 mars.

Gjithashtu, ju njoftojmë se sistemi bankar është mjaft likuid dhe stabil, dhe se mjetet në llogaritë tuaja bankare janë tërësisht të sigurta.

.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply