Lajme nga Shqipëria

Nuk lëvizte prej 3 javësh, digjet një automjet në Vlorë, dyshohet e qëllimshme

VLORË

Një automjet i parkuar poshtë një pallati në Vlorë është djegur gjatë mbrëmjes së sotme.

BalkanWeb mëson se automjeti kishte 3 javë që nuk lëvizte nga vendi që ishte parkuar dhe dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.

Grupi hetimor është në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet ndërkohë që ende nuk bëhet me dije identiteti i pronarit të automjetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply