Lajme nga Bota

Numri i të prekurve me coronavirus në Francë arrin në mbi 9,000

Shifrat zyrtare tregojnë se numri i rasteve të raportuara nga coronavirusi në Francë është rritur 18 për qind në 24 orët e fundit, me 9,134 të infektuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë kësaj periudhe ndërruan jetë 175 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 264.

Vendi më i prekur nga coronavirusi në Evropë është Italia me 35 mijë raste, ndërsa 475 persona ndërruan jetë për një ditë, shifër kjo që shënoi rekord që nga shpërthimi i epidemisë, ndërkaq numri i përgjithshëm i viktimave është 2,978. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply