Lajme nga Kosova

Qeveria merr vendim për caktimin e Qendrës së Studentëve në Prishtinë si hapësirë karantine

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 13-të korresponduese, të ftuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka marrë vendim për caktimin e Qendrës së Studentëve në Prishtinë si hapësirë karantine.

 Sipas këtij vendimi, personat për të cilët vërtetohet ose dyshohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë apo të dyshimtë me sëmundje nga Corona Virus COVID-19 futen në karantinë.
 
Qendra e Studentëve në Prishtinë kalon në menaxhim të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Shëndetësisë deri në pushim të gjendjes emergjente të shpallur nga Qeveria e Kosovës me vendimin Nr.01/11, të datës 15 mars 2020.
 
Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe institucionet tjera relevante obligohen të kryejnë të gjitha procedurat për zbatimin e këtij vendimi.
 


Top Channel


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply