Lajme nga Bota

Qytetarë nga vendet e ndryshme të Italisë paralajmërojnë për pasojat e coronavirusit – shumë prej tyre pranojnë se e kishin nënvlerësuar fuqinë e tij

Italianët kanë paralajmëruar botën për coronavirusin dhe kanë bërë thirrje të mos e nënvlerësojnë fuqinë e tij – kështu realizuan video nga qytete të ndryshme të Italisë.

Aty shihen qytetarët e karantinuar, të cilët pranojnë se si fillimisht e kishin nënvlerësuar fuqinë shkatërruese të virusit që tashmë ka prekur tërë botën, transmeton Telegrafi.

Rastet me coronavirus në Itali është duke u rritur dita ditës dhe së fundmi ka arritur shifrën afro 30 mijë, derisa mbi 2 mijë vdekje janë regjistruar.

Në video shfaqen qytetarët italianë të gjitha moshave që flasin për përvojat e tyre, dhe urdhrin e qeverisë për t’u futur në karantinë si preventivë për parandalimin e përhapjes së mëtejme të COVID-19. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply