Lajme nga Maqedonia

Xhaferi: Kuvendi nuk mund të mblidhet, presidenti do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Ish kryetari i
Kuvendit, Talat Xhaferi në një deklaratë për MIA-në ka thënë se e pret
propozimin e kryeministrit teknik, Oliver Spasovski, i cili do ta ndjek
presidentin e shtetit i cili ka kompetenca për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme
në shtet.

Xhaferi e ndan
mendimin me ekspertët e caktuar se pas vetëshpërbërjes së kuvendit dhe
shpalljes së zgjedhjeve Parlamenti nuk mund të thirret përsëri.

Zgjedhjet
sipas ish kryeparlamentarit do të shtyhen me urdhër të Qeverisë, mbi baza të
nenit 126 nga Kushtetuta. 

Neni 125 i
Kushtetutës thotë :

Gjendja e
jashtëzakonshme paraqitet kur ndodhin fatkeqësi të mëdha natyrore ose epidemi.

Ekzistimin e
gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë ose të një
pjese të saj e cakton Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës,
Qeverisë ose së paku të 30 deputetëve.

Vendimi me të
cilin caktohet ekzistimi i gjendjes së jashtëzakonshme merret me shumicë prej
dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve dhe vlen më së
shumti 30 ditë.

Nëse Kuvendi
nuk mund të mblidhet, vendimin për ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme e
merr Presidenti i Republikës dhe ia paraqet Kuvendit për konfirmim sapo ai të
ketë mundësi të mblidhet.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply