Lajme nga Maqedonia

Zaev për NATO-n: Dëshmuam se dimë të ballafaqohemi me sfidat

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka përshëndetur vendimin e
Qeverisë për gjendjen e jashtëzakonshme dhe e ka ftuar presidentin e shtetit që ta
shpallë vendimin.

“Dëshmuam se jemi të aftë të ballafaqohemi me sfidat,
tani duhet të fokusohemi në sfidën aktuale, të ruajmë shëndetin e qytetarëve”,
tha Zaev.

Ish-kryeministri ka folur edhe për ratifikimin e
protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO nga Spanja.  

“Arritëm të realizojmë ëndërrën tredekadëshe edhe
përkundër të gjitha sfidave me të cilat ballafaqohemi. Kjo është verifikim I
politikave të vërteta shtetërore. Në mandatin e fundit ishim të detyruam të
fokusohemi në kthimin e shtetit në rrugën euroatlantike. Tani themeli është
vendosur dhe duhet të punojmë në stabilitet, përparim dhe jetë më të mirë për
të gjithë qytetarët. NATO nënkupton kufij stabil, siguri. U bëmë pjesë e
NATO-s, radhën e ka prioriteti I dytë strategjik, Bashkimi Evropian”, tha Zaev.
/SHENJA/  


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply