Lajme nga Diaspora

Shtyhet gjykimi për vrasjen e Iljas M.: Vrasësja, në grupin e rrezikut për Koronavirus

Të mërkurën që vjen, më 1 prill 2020, Angela N. duhej t`i nënshtrohej gjykimit para gjykatës penale në Basel-Stadt

E Mërkurë, 25 Mars 2020 – 15:55
albinfo.ch

Vrasja, një vit më parë e nxënësit shqiptar Ilias M.,  në Bazel pati tronditur thellësisht Zvicrën. Vrasësja, 75 vjeçarja zvicerane Angela N. qe  dorëzuar në polici. Që atëherë ajo është mbajtur në qendrën e paraburgimit Waaghof në Bazel, shkruan blick.ch.

Të mërkurën që vjen, më 1 prill 2020, N. duhej t`i nënshtrohej gjykimit para gjykatës penale në Basel-Stadt. Për këtë  gjykim ishin caktuar dy ditë pune, por procesi nuk do të zhvillohet. Ai anulohet!

Kjo ndodh, përkundër faktit se veprimet e duhura janë bërë, thuhet në faqen e Gjykatës Penale Basel-Stadt, transmeton albinfo.ch. Avokati të viktimës, Artan Sadiku, i cili përfaqëson familjen e Iliasit ka thënë për blick se nuk dëshiron të komentojë dhe i është referuar gjykatës.

Kreu i administratës së Gjykatës Penale në Bazel-Stadt, Patrick Suter, thotë: “Në raste individuale, negociatat mund të mos zhvillohen kur një person sëmuret ose është në karantinë”.

Të martën, Suter vazhdon të mbulojë arsyet – nëse Angela N. ishte infektuar me koronavirus ose nëse ajo duhet të mbrohet për shkak të moshës, përcjell albinfo.ch. Një ditë më vonë, Suter i ka konfirmuar SDA-së që procesi është shtyrë me arsyen se ajo i përket grupit të të rrezikuarve me koronavirus.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply