SHPELLA E KRISTALTË

Buzë liqenit të Dibrës në malin e Rajçicës ndodhet miniera më e veçantë në botë, ajo e gipsit të kristaltë.

Kjo minierë është ndërtuar që në kohën e romakëve. Miniera është e vendosur në 90-200 m nën sipërfaqe dhe pothuajse tërë mali është i mbushur me gips. E veçanta e kësaj miniere është prodhimi i këtij lloj gipsi të kristaltë dhe është e vetmja e këtij lloji ne Europë.Ky kristal i selenitit me 99% pastërti është unik edhe për shkak të kushteve, shtypjes së tokës dhe kodrës, përbërjes kimike dhe ujrave termal. Vetëm pas disa metra nga hyrja fillon të ndjehet ajri i ftohtë, por edhe era e sulfurit i cili vjen prej burimeve të ujit mineral në rrethinë. Temperatura në shpellë është gjithmonë 17 gradë celsius.